63 pacientë janë duke u testuar në Klinikën Infektive të Kosovës, e të cilët janë të konfirmuar me koronavirus.
50 prej këtyre rasteve janë në gjendje stabile, teksa 10 prej tyre janë me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.
Ndërkaq, në mjekim intensive dhe në gjendje kritike janë gjithësej katër pacientë.
Komunikata e plotë:
Në klinikën Infektive të QKUK, sot me 16.04.2020, janë të hospitalizuar gjithsej 63 pacientë me Covid- 19.
Gjendja e pacientëve të sëmurë me Covid 19 është si vijon:
50 raste janë në gjendje stabile, 10 raste janë në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.
Në mjekimin intensiv janë në gjendje kritike 4 pacientë, prej të cilëve njeri është në oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive si dhe tre pacientë janë në ventilim mekanik.
Sa i përket stafit të Klinikës Infektive, nuk ka raste të reja të infeksionit brendaspitalor.