Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

I infektuari nga Deçani po qëndronte në Qendrën e Studentëve

nga Revista Kosovarja

Ndër 36 personat që rezultuan sonte të prekur me Koronavirus në Kosovë, është edhe një person nga Komuna e Deçanit.

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka thënë, se personi është kthyer nga shtete e jashtme, dhe ka qenë duke qëndruar në karantinë në Qendrën e Studentëve në Prishtinë.

“Personat që janë kthyer nga jashtë që kanë qenë të vendosur në konvikte në këtë kohë, një person që është i Deçanit ka dalë të jetë prekur me Koronavirus. Është banor i Deçanit mirëpo këto ditë nuk ka qenë në Deçan është kthyer nga jashtë”, ka thënë Ramosaj

Deri më tani në Kosovë, numri i të prekurve me Koronavirus ka arritur në 423, 9 të vdekur dhe 71 të shëruar.

Moneytizer Paragrafi 4

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]