fbpx

63 vjeçarja që u privua nga jeta ishte arsimtare e shkollës “Dardania” në Prishtinë

nga Revista Kosovarja

Një grua e moshës 63-vjeç është qëlluar me sëpatë nga bashkëshorti i saj, I.G., 70-vjeç.

Krimi brenda familjes ndodhi mëngjesin e së premtes në rrugën “Mark Isaku” në Prishtinë.

Policia ka konfirmuar rastin e vrasjes duke thënë se i dyshuari është vetë dorëzuar ndërsa viktima është nisur dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Lidhur me rastin është vetë dorëzuar një person i dyshuar: I. G, mashkull 70 vjeç.

Mësohet se viktima ishte mësimdhënëse në SHFMU “Dardania” në Prishtinë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]