Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

66 persona hoqën dorë nga shtetësia e Kosovës gjatë muajit prill

nga Revista Kosovarja

Ministria e Punëve të Brendshme ka bërë të ditur se gjatë muajit prill janë miratuar 66 kërkesa për lirim nga shtetësia e Republikës së Kosovës.

Mbi artikull

Sipas të dhënave të publikuara nga MPB-ja, në të njëjtën periudhë janë lëshuar edhe 1,069 lejeqëndrime të përkohshme dhe 36 lejeqëndrime të përhershme për shtetas të huaj.

Të dhënat janë pjesë e raportit mujor të ministrisë për shërbimet administrative dhe migracionin, duke reflektuar numrin e personave që kanë hequr dorë nga shtetësia kosovare gjatë muajit prill, si edhe shërbimet e ofruara për të huajt që qëndrojnë në Kosovë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]