fbpx

67-vjeçarja me probleme mendore dyshohet se u dërgua në qilar nga nipi dhe bashkëshorja e tij

nga Revista Kosovarja

Kushëriri i viktimës thotë se nuk di çfarë kishte ndodhur kur Saime Avdyli vdiq, por thotë se në nëntor bashkë me policinë ishte dëshmitar që ishte ushtruar dhunë ndaj 67 vjeçares

Gazetar: Unitet Berisha

Karrigen për të pamën e kanë hapur, por trupin e pajetë nuk e kanë aty, pasi që trupi i Saime Avdylit nga fshati Kuk i Dragashit, gjendej në Mjekësinë Ligjore për obduksion.

Dyshimet janë që ndaj asaj është ushtruar dhunë fizike nga nipi dhe gruaja e tij.

Këtë e mohoi pikërisht nipi i tashmë të ndjerës.

Por, kështu nuk thotë kushëriri i tyre.

Kapllan Fetahu thotë se në nëntor ishte bashkë me policinë kur ishte ushtruar dhunë ndaj tashmë të ndjerës.

Kurse, ai nuk ka informacione çka ka ndodhë një ditë më herët.

T7 qëndroi për disa orë tek shtëpia kurse fqinjët tjerë thanë se ka dyshime që 67 vjeçarja ka më shumë se 1 ditë që ka vdekur.

Se e ndjera ka qenë viktimë e dhunës në familje më parë, konfirmohet edhe me aktakuzën e prokurorisë të ngritur në nëntor të këtij viti.

Sipas aktakuzës, të pandehurit N.A dhe J.A., në bashkëveprim me njëri-tjetrin, kryejnë dhunë psiqike, me qëllim të cenimit të dinjitetit të personit tjetër brenda një marrëdhënie familjare- të dëmtuarës/kunatës dhe hallës S.D.

Aktakuza thotë se në ditën kritike, të pandehurit e nxjerrin nga shtëpia të dëmtuarën, e cila ishte e moshuar dhe me probleme mendore, duke e dërguar për të qëndruar në një pjesë të oborrit (qilar), e kështu i shkaktojnë të njëjtës shqetësim emocional.

Me këto veprime, N.A dhe J.A., ngarkohen se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Dhuna në familje”.

https://www.facebook.com/watch/?v=1456409251549796

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]