fbpx

7 gabimet e pafalshme që bëjmë kur mobilojmë shtëpinë

nga Revista Kosovarja

Nuk mjafton të jesh në hap me informacionet e risive të designit, të vizitosh show room dhe te lexosh artikuj të dedikuar për të mos bërë gabime arredimi.

Njohuria mbi stilet, brandet, designers nuk është pashaportë kalimi që të lejon të jesh i mbrojtur nga gabimet, ose blerjet e gabuara.

Të kesh një ekuilibër midis hapësirës, mobiljeve dhe funksionit të tyre dhe vetë apartamentit, është një lojë e vështirë që kërkon njohuri dhe stil. Ja kush janë gabimet që bëjmë më shpesh.

Të lesh pas dore prakticitetin
Të ushqesh pasionin për design me rinfreskime të vazhdueshme nuk garanton imunitet kundrejt një prej gabimeve më të shpeshta në sektorin e mobilimit: të mendosh vetëm për rezulatin përfundimtare dhe estetik, pamvarësisht funkisonit parësor që kanë objektet. Është gjithnjë më mirë të mundohesh të arrish për çdo dhomë një ekuilibër midis bukurisë dhe funksionalitetit.

Nënvlerësimi i vendosjes së kornizave

Ilustrimet e vendosura në mur pa asnjë lloj kriteri, apo objektivi, të vendosura shumë lartë ose jo dukshëm. Mbasi kemi humbur kohë duke seleksionuar objektet që do përdorim për dekor, dhe fanatikët e designit duhet të marrim disa leksione për të varur më bukur pikturat.
Të ndjekësh trendet pa i personalizuar

Është shumë e gabuar të ndjekim trendet dhe t’i braktisim sapo ju kalon koha. Gabimi ndodh te mungesa e personalizimit: thuaj jo efektit fotokopje, ndonjëherë disa element dekori që gjejmë në Pazar mjaftojnë për të personalizuar mobilje me trendy të vitit.

Të dekorosh pa vlerësuar hapësirën
Shpesh kush ka një pasion të madh për design ka një prirje në kombinimin e objekteve dhe ngjyrave. Megjithatë gabimi që mund të bëjmë është paaftësia e kombinimit të materialeve dhe aparateve teknologjike. Pyete gjithmonë specialistin.

Te lesh për në fund blerjen e llampave dhe abazhurëve
Nga dyshemeja, në tokë, në tavolinë: në ndriçim, cilësia dhe funksionaliteti, ndërthuren bukur me designin. Shpesh herë, blerja e këtyre objekteve, është një nga kalimet e domosdoshme për të vendosur stilin e shtëpisë.

Të ecësh me instinkt pa planifikim

Lartësi, gjerësi, gjatësi, orientim, dritë natyrale janë disa nga aspektet esenciale që definojnë një dhomë. Përpara se të vazhdoni duke mbushur cdo metër 2 me mobilje, objekte, lule e zbukurime të ndryshme, është rregull që të marrim planimetrinë dhe të mendojmë për volume dhe hapësirat që ambient ka .

Të ekzagjerosh me blerje
Mobiljet që janë prej pëlhure , japin një suport të madh në definimin e karakterit të hapësirës së brëndshme. Kini kujdes ama mos ekzagjeroni gjatë kohës së blerjeve, duke blerë më shumë jastik, për divanin a krevatin. Rezultati përfundimar do të ishte më shumë një luftë për të gjetur pak hapësirë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]