Gjatë kohës së izolimit, të cilin shumë janë detyruar ta pranojnë, këtu janë 7 efekte pozitive që kanë ardhur nga shpërthimi i COVID-19.
1.Ndihma ndaj të moshuarve
Blerja e panikut është veçanërisht e vështirë për njerëzit e moshuar, disa prej të cilëve janë më pak të aftë të shkojnë rregullisht në dyqane.
Kështu që supermarketet janë përgjigjur, duke ofruar produkte të rezervuara për të moshuarit për t’u siguruar që ata të mos humbasin gjërat thelbësore.
2.Pastrimi i ajrit
Nën masat për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, bizneset lokale janë mbyllur, fabrikat janë mbyllur, lëvizjet shoqërore të kufizuara dhe transporti është ndalur. Ndërsa djegia e karburanteve fosile ka rënë, cilësia e ajrit është përmirësuar ndjeshëm.
3.Lidhja me familjen
Kjo do të thotë të kaloni më shumë kohë cilësore me fëmijët, vëllezërit apo prindërit tuaj. Tani thuajse të gjitha familjet po kalojnë kohë së bashku falë pandemisë që është krijuar.
4.Ndryshimi i rutinës
Duke ndërprerë rutinat tona dhe duke pasur më shumë kohë të lirë në punë apo shkollë, është një mundësi e shkëlqyeshme për të qenë më me mend dhe për të parë se ku kemi ngecur në jetë. Një justifikim i shkëlqyeshëm për të provuar diçka të re.
5.Largimi i mentalitetit 8 orësh të punës
Ndërsa po bëni pushim nga orari i zakonshëm 8 orësh, kushtojini vëmendje se sa kohë keni shpenzuar në punën tuaj. Lehtësimi mendor nga orari 8 orësh është një gjë pozitive për trurin tonë.
6.Fëmijët ndihen të mërzitur
Ju mund të mendoni që kjo nuk është një gjë e mirë, por e keni gabim. Shkencëtarët thonë se kur fëmijët mërziten(nga mungesa e aktiviteteve), ata gjejnë më lehtë paqen e brendshme dhe truri i tyre është në fazë meditimi.
7.Lumturia e një agjende të boshatisur
Shumë prej nesh ankohen se nuk kanë kohë të mjaftueshme ndërsa tani kemi të gjithë kohën e botës. Mbizotëron një lloj kënaqësie kur e ndien se nuk ke obligime në ditët e ardhshme.