Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

7 mijë biznese gati të mbyllen – “Çelësat ia dorëzojmë Qeverisë”

nga Revista Kosovarja

Gastronomet e Kosovës shprehin shqetësimin e tyre pas masave të fundit nga Qeveria për mbrojtje nga pandemia. Kjo shoqatë kërkon përkrahjen e shtetit, pasi thanë se janë në prag të falimentimit, njofton Insajderi.

Mbi artikull

Në një konferencë për media, Petrit Kllokoqi, kryetar i shoqatës, ka paralajmëruar se të hënën do t’i mbyllin bizneset e tyre dhe do t’i dorëzojnë çelësat tek Qeveria.

Kllokoqi i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës për ndihmë në mënyrë që mos të mbyllen 7 mijë biznese të këtij sektori për shkak të masave të qeverisë dhe mos subvencionimit në paga dhe qira.

Ai po ashtu theksoi se janë duke punuar vetëm me 15 deri 20 për qind të qarkullimit, ndërsa shpenzimet i kanë të gjitha si për punëtorë, qira, tatimet ndaj shtetit e kësteve për kredi bankare.

Moneytizer Paragrafi 4

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]