fbpx

72-vjeçari qëllon me sëpatë gruan pas koke

nga Revista Kosovarja

Një ngjarje e rëndë është shënuar në fshatin Breg Shkozë të Vorës, ku burri ka qëlluar me sëpatë pas koke gruan e tij.

72-vjeçari Qazim Budlla, pas një zënke për motive të çastit, ka qëlluar gruan e tij Vasilika Budlla, 69 vjeçe. ABC News mëson se gruaja fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.

Ajo është transportuar për ndihmë më të specializuar në Spitalin e Traumës.

72-vjeçari dyshohet se është me probleme të shëndetit mendor ndërsa mësohet se edhe më herët e ka dhunuar gruan pasi kjo e fundit ka shenja të shumta në trup. Ndihma e parë i është dhënë nga qendra shëndetësore e Fushë Krujës.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]