fbpx

72 vjeçarja raportohet të jetë dhunuar nga një 25 vjeçar në Skenderaj

nga Revista Kosovarja

Një rast i dhunimit është raportuar së fundi nga Policia e Kosovës.

Sipas të dhënave zyrtare është raportuar se viktima femër është dhunuar nga një person i dyshuar mashkull i panjohur.

Rasti ka ndodhur me datë 04.11.2022, ndërsa viktima raportohet se është dërguar për ekzaminim mjekësor me datën 07.11.2022.

Por në lidhje me këtë rast pati edhe detaje të tjera. Siç u raportua si fillim viktima në këtë rast është një grua e moshuar nga Skenderaj.

72 vjeçarja dyshohet se është dhunuar seksualisht nga një 25 vjeçar.

E moshuara në këtë rast është intervistuar nga hetuesit policorë, ku edhe ka treguar në detaje ngjarjen e rëndë me të cilën është përballur.

Edhe pse nga Policia nuk kanë dhënë detaje shtesë, tashmë rasti po hetohet edhe nga organet e hetuesisë në kuadër të Prokurorisë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]