fbpx
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
Revista Kosovarja
Revista Kosovarja
Revista Kosovarja
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

8 kurat më të mira natyrale që zbehin rrudhat dhe plakjen e fytyrës

nga Revista Kosovarja
4 muaj më parë
në Per Jete
FacebookTwitterWhatsappLinkedin

Rrudhat janë pjesë e paevitueshme e procesit të plakjes. Tek disa njerëz, rrudhat dalin përpara kohe kryesisht tek zona e syve, gojës dhe qafës. Rrudhat shkaktohen jo vetëm nga rënia e prodhimit të kolagjenit, por edhe ndotja, ekspozimi në diell, mungesa e vitaminës D3, përdorimi i tepërt i produkteve kozmetike, ndryshimi i kremërave dhe duhani.

Rrudhat mund të zbehen, shmangen dhe mbahen nën kontroll me disa trajtime natyrale. Në këtë artikull do të mësoni për disa prej kurave më të mira natyrale kundër rrudhave.

Vaji i Arrës së Kokosit
Me këtë vaj mund të masazhoni zonën e rrudhave duke kryer lëvizje rrethore. Pas masazhit ju mund ta mbani vajin në lëkurë për gjithë natën. Kura duhet përsëritur çdo mbrëmje. Vaji i arrës së kokosit i jep lëkurës një shkëlqim natyral dhe zbeh rrudhat.

Vitamina E
Kapsulat e vitaminës E mund t’i blini në farmaci dhe të përdorni disa prej tyre çdo mbrëmje. Vitamina në formë vajore duhet aplikuar në zonën e rrudhave dhe duhet mbajtur për disa orë. Ky trajtim duhet bërë çdo mbrëmje. Vitamina E e hidraton lëkurën, zbeh rrudhat dhe e ushqen me antioksidantë.

Uthulla e Mollës
Përzieni 1 lugë gjelle me uthull molle dhe 1 lugë gjelle me mjaltë. Aplikojeni maskën në lëkurë dhe qafë, mbajeni për 15-20 minuta dhe shpëlajeni me ujë të vakët. Këtë maskë duhet ta bëni dy herë në javë. Uthulla e mollës ruan ekuilibrat e pehashit ndërkohë që mjalti i jep fytyrës shkëlqimin rinor.

E Bardha e Vezës
Rriheni të bardhën e një veze dhe vendoseni në lëkurë. Prisni sa të thahet dhe më pas shpëlajeni me ujë të vakët. Kjo maskë (e përshtatshme për lëkurat me yndyrë) duhet bërë dy herë në javë. E bardha e vezës tendos lëkurën dhe zbeh rrudhat.

Avokado
Tulin e avokados mund ta shtypni në një mikser dore dhe maskën ta mbani në fytyrë për 20-30 minuta. Kjo maskë duhet bërë deri në 2 herë në javë. Avokado zbut rrudhat dhe i jep lëkurës shëndet, gjallëri dhe shkëlqim.

Aloe Vera
Përzieni një lugë gjelle me xhelin e aloe verës me të bardhën e një veze. Maskën mbajeni për gjysëm ore dhe më pas shpëlajeni me ujë të vakët. Xheli i aloe verës është një burim i pasur i vitaminës E dhe bashkëpunon mirë kundër rrudhave me të bardhën e vezës.

Lëngu i Limonit
Përzieni sasi të barabarta të mjaltit dhe lëngut të limonit. Maskën mbajeni në fytyrë për 10 minuta. Lëngu i limonit përmban vitaminë C dhe nxit formimin e kolagjenit që zbeh rrudhat.

Soda e Bukës
Përzieni një lugë gjelle me sodë buke dhe një lugë gjelle me ujë. Fërkoni lëkurën me lëvizje rrethore për disa minuta ose aplikojeni si maskë dhe mbajeni në fytyrë për 10 minuta. Soda e bukës heq qelizat e vdekura dhe përmirëson qarkullimin e gjakut./AgroWeb


Etiketa: KeshillaPleqeriKura

POSTIME TË NGJASHME

Per Jete

Shkencëtarët këshillojnë: Sa orë duhet të flini në varësi të moshës

13 orë më parë
Per Jete

Si ta kuptoni që po manipuloheni në një lidhje romantike?

14 orë më parë
Per Jete

Nëse seksi është bërë monoton, çfarë duhet të provoni?

14 orë më parë
Per Jete

Pse gratë pritet të ndryshojnë mbiemrin e tyre pas martesës dhe çfarë opsionesh kanë?

15 orë më parë
Per Jete

Zbuloni se cilat shenja të horoskopit harxhojnë shumë para

17 orë më parë
Per Jete

Mos e bëni këtë ushtrim më shumë se 30 sekonda

23 orë më parë
Postimi tjetër

Tavë me suxhuk dhe vezë

Vajza e Blerim Devollit e fejuar me opinionistin Arbër Hajdari

Anwar Hadid shihet në shoqërinë e një vajze misterioze pas ndarjes nga Dua Lipa

TË FUNDIT

Sa vende të botës ka vizituar Blendi Fevziu?

3 minuta më parë

Pyetja që i bëjnë thuajse çdo ditë Blendi Fevziut është: “Sa vende të botës ke vizituar?”. Kësaj pyetjeje Blendi tashmë...

Kosovë: Brenda katër muajsh mbi 6 mijë aksidente, 31 me fatalitet

11 minuta më parë

Për katër muaj në rrugët e Kosovës kanë ndodhur mbi 6 mijë aksidente, ku prej tyre 31 kanë qenë me...

Optimizëm për liberalizimin e vizave në fundvit

20 minuta më parë

Qytetarët dhe institucionet ende vazhdojnë të presin ndryshime pozitive për çështjen e liberalizimit të vizave. Edhe pse s’është dhënë ndonjë...

Trup i shëndetshëm pas moshës 40 vjeç

24 minuta më parë

Nëse jeni rreth 40 vjeç, jeta juaj është ndoshta shumë e zënë. Jeni në kulmin e karrierës. Mund të keni...

Kryetari Rama edhe të dielën në punë, radhën e ka Kalabria

27 minuta më parë

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama po zhvillon një bashkëbisedim me banorët e “Lagjes Kalabria” rreth Planit Rregullues. Përmes një postimi...

Akullore shtëpie me qumësht

41 minuta më parë

Krejt e lehtë, e shëndetshme dhe me shije të freskët. Akullorja e shtëpisë është padyshim një delikatesë fantastike, e cila...

MË TË LEXUARAT

Albërije Hadërgjonaj zbulon se sa paguhen këngëtarët për një koncert

Do të befasoheni me trupin tuaj, nëse e nisni mëngjesin me ujë dhe mjaltë

Interesimi i fqinjëve serb për Duda Balje – Tregon se kjo është arsyeja pse familja e saj u shpërngul në Kosovë

Dua Lipa pjesë e filmit “Barbie” përkrah Margot Robbie

Tayna bën operacion plastik

Shkaqet që po çojnë në aksidentimin e autobusëve

Winston Churchill kishte urdhëruar kërkime për UFO-t

Ç’duhet bërë kur dashuria bie në krizë?

Komuna e Prishtinës: Nesër dhe pasnesër transporti me trafikun urban do të jetë pa pagesë

Kalimtari i habitur nga bukuria e Adelina Hasanit

  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressium
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressium
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint