fbpx

80-vjeçari Sir Paul fotografohet në top formë me gruan e tij 63-vjeçare në plazhet e Karaibeve

nga Revista Kosovarja

Sir Paul McCartney dhe gruaja e tij Nancy u fotografuan në det gjatë pushimeve të tyre të fundit.

I veshur me rroba banje të zeza, këngëtari i “The Beatles”, 80 vjeç, dukej në top formë përkrah partneres së tij 63 vjeçare, e cila ishte veshur ngjashëm, shkruan DailyMail.

Të rrethuar nga një mori pushuesish në plazhin e ngjeshur, dyshja dukej se kalonin pa u vënë re, pasi u argëtuan në oqean para se të thaheshin me peshqirë ngjyrë portokalli.

Kujtojmë se, Paul dhe Nancy festuan përvjetorin e tyre të 11 -të të dasmës në tetorin e kaluar.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]