fbpx

81-vjeçarja kapet me 5 kg heroinë

nga Revista Kosovarja

Një 81-vjeçare që udhëtonte nga Afrika në Kanada u arrestua në aeroportin e Varshavës nën dyshimin për posedim të paligjshëm të heroinës me vlerë mbi 515.000 dollarë, thanë të premten zyrtarët në Poloni.

Oficerët e doganës në aeroportin Frederic Chopin vendosën të kontrollojnë bagazhin e gruas nga Danimarka të dielën teksa ajo po kalonte tranzit pasi dyshuan për itinerarin e saj dhe sjelljen e pakëndshme

Në fund të një valixheje të rreme u zbuluan pakoja me pesë kilogramë heroinë.Gruaja, që udhëtonte nga Malavi dhe Kenia përmes Dohas dhe Varshavës, mohoi çdo akuzw dhe tha se anëtarët e familjes i kishin dhënë valixhen me dhurata për të afërmit në Kanada, sipas Aleksandra Skrzyniarz, një zëdhënëse e zyrës së prokurorit në Varshavë.

Ajo u ndalua për tre muaj dhe prokurorët kanë nisur një hetim. Sipas ligjit polak, ajo përballet me 15 vjet burg për posedim të paligjshëm të lëndëve narkotike.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]