fbpx

870 raste të reja dhe 14 viktima në 24 orët e fundit

nga Revista Kosovarja

Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët fundit janë kryer 2 647 teste dhe prej tyre 870 kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.

Kryeson Shkupi me 422 raste, Tetova 64, Kumanova dhe Prielpi 28, Kërçova 20, etj. Ndërsa kanë ndërruar jetë edhe 14 pacientë, duke e çuar në total numrin e viktimave që nga fillimi i pandemisë në 963.

Instituti i Shëndetit Publik njofton se janë shëruar 292 persona, ndërsa 19 771 persona kanë fituar betejën me koronavirusin që nga fillimi i pandemisë. Rastet aktive janë 7 963.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]