fbpx

Ibuprofen është i sigurt për të kuruar simptomat e COVID-19

nga Revista Kosovarja

Pandemia e COVID-19 ka shkaktuar deri tani 125,344 në 210 vende të botës.

Ndërkohë që shumë të prekur kurohen në banesat e tyre dhe e kalojnë lehtë virusin në fjalë, një pikëpyetje e madhe u ngrit për “Ibuprofen”.

Dyshimet nisën kur zyrtarët francezë deklaruan se pacientët e trajtuar me këtë ilac ishin në gjendje më të rënduar, pra sipas tyre Ibuprofeni përkeqësonte simpatomat e COVID-19.

Pavarësisht zërave kritikë, OBSH nuk pranoi asnjë moment t’a hiqte Ibuprofenin nga lista e ilaceve të rekomanduara duke theksuar se s’ka asnjë provë për të vërtetuar të kundërtën.

Së fundmi, ekspertët kanë dalë me një studim duke deklaruar se Ibuprofeni është i parrëzikshëm dhe mund të përdoret pa frikë për të kuruar COVID-19.

Komisioni për ilaçet njerëzore (CHM) arriti në përfundimin se të dy produktet, paracetamoli dhe Ibuprofen janë të sigurt për t’u marrë dhe për të kuruar simptomat e COVID-19 që përfshijnë ethe dhe dhimbje koke.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]