fbpx

“Termokosi”, sonte mbyll sezonin e ngrohjes

nga Revista Kosovarja

Ngrohtorja e Prishtinës “Termokos”, sonte do të ndalë nxehjen për banorët e kryeqytetit.

Vendimi për përfundim të sezonit është marrë sot, meqë sipas drejtuesve të “Termokosit”, nga nesër pritet ngritje e temperaturave.

“Kemi marrë vendim, që me sonte të përfundohet sezoni, bazuar në Ligjin e ngrohjes. Temperaturat nga nesër ngrihen deri në 20 gradë Celsius”, ka thënë Arsim Fetahu, kryeshef i “Termokosit”.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]