Këngëtari i muzikës popullore, Nysret Muçiqi, është nga ata personazhe publike që qëndrojnë larg ekspozimit permanent, shkruan “Kosovarja”.
Nysretin, e shohim tejet rrallë duke folur në televizione a radio. Ai, nuk preferon që të jetë kudo e të thotë gjithçka.
Pra, Nysretin kemi rast ta shohim kryesisht në skenë duke kënduar për publikun e tij dashamirës, që e ndjek me kënaqësi prej shumë vitesh, shkruan “Kosovarja”.
Nysret Muçiqin thuajse gjithmonë e kemi parë të veshur serioz e në mënyrë elegante, ndërkaq tani në kohët e karantines, ai shfaqet sportiv, thjeshtë dhe ndryshe.