Prej ditësh në media është përfolur se çifti shumë i dashur për publikun, Mozzik dhe Loredana janë sërish bashkë.
Dyshja ende nuk e kanë konfirmuar lajmin në fjalë, por fotot që kanë qarkulluar dhe vazhdojnë të qarkullojnë në rrjet, nuk lënë vend për dyshime.
Mozzik dhe Loredana janë kapur sërish mat mbrëmjen e djeshme, teksa kanë darkuar në Prishtinë. Më pas ata kanë takuar dhe mikeshën e tyre të përbashkët, Kidën.
“Telegrafi” ka publikuar disa foto nga ky moment. Ende nuk dihet se ç’po kurdis treshja, megjithatë mbetet të presim një reagim nga vetë ata.