32
Bordi këshilldhënës për COVID-19 në Kosovë do të mblidhet sot pas rritjes së numrit të rasteve me koronavirus në vendin tonë dhe në shtetet fqinje.
Kjo është bërë e ditur me anë të një komunikate për media nga ministria e Shëndetësisë.
Takimi do të mbahet në orën 14:00.
Mediat mund të marrin pamje nga takimi, pas të cilit do të ketë edhe deklarime për media.