26 vjeçarja u shpreh e indinjuar nga të gjitha komentet negative që i kanë ardhur asaj, njëjtë si edhe shumë vajzave të tjera që kanë vizibilitet të lartë në rrjetet sociale.
Thënë këtë, Antoneta gjeti rastin të sqaronte përdorimin e fjalës “k*rvë”, që sipas saj, sot po përdoret vend e pavend.
“E vërteta është që edhe ka k*rva në qarkullim. Çështja është që njerëzit këtë si term po e përdorin me çdo vajzë që ekspozohet pak.
E përdorin shpesh sikur është një fjalë e thjeshtë. Edhe tek unë e kanë përdorur. Pse? Sepse mund të kem pas një veshje ku ka qenë e ekspozuar dekolteja”, u shpreh ndër të tjera ajo.