Motrat Vjollca çdo të shtunë janë në konkurrencë me njëra-tjetrën.
Marina prezanton spektaklin e humorit “Klanifornia” në TV Klan ndërsa Luana programin me lojra e sfida “Shiko kush luan” në Top Channel.
Pak para emisioneve të tyre, motrat kanë publikuar në Instagram foto e video me pamjen e sotme dhe të dyja duken si kukulla Barbie.
Marina sonte do të shfaqet me një fund plot xixa dhe xhaketë rozë ndërsa Luana me një fustan të zi që i nxjerr në pah linjat bombastike.