Shkumbin dhe Mimoza Mustafa janë dyshja e famshme që i kanë dhuruar për shumë vite radhazi skenës muzikore hite të pavdekshme.
Për shumë kë ata mbahen mend si krijuesit e hitit “Lule Mimoza”, e cila edhe sot pëlqehet mjaft shumë, shkruan “Kosovarja”.
Përveç se shihen çdo herë në skenë së bashku, ata edhe në jetën reale thuajse janë të pandashëm.
Dyshja simpatike janë prindër të dy fëmijëve, e sot vajza e tyre hastret Rozafa feston ditëlindjen e 21-të.
Është babai i saj Shkumbini që bëri një urim tejet të veçantë:
“Gëzuar Rozafa ditëlindjen e 21 të ,numri 21 korespondon me shekullin 21 i cili i përket rinisë gjeneratës tënde ,gjeneratës së re.Lutem pa fund që sot vajza ime ❤ dhe gjithë të rinjët e Kosovës të jenë qytetarë të botës së civilizuar ,të gjejnë siguri dhe perspektivë në vendin e vet , jo të bëhen mërgintarët e rinjë duke e braktisur vendin për një jetë të re .
Ti mundësojmë rinisë sonë që të frymojnë lirisht duke i lënë vend demokracisë ,barazisë dhe progresitTë respektojmë sakrificën e prindêrve, gjyshërve dhe stërgjyrëve tanë për Kosovën tonë që akoma po rënkon nga urija për pushtet dhe gllabërim të ç”do gjëje për interesa të ngushta partiake ,fisnore dhe familjare.
Nuk e meriton rinia jonë që mos të jetë qytetare e botës së lirë.
Kosova i përket rinisë ,fëmijëve tanë !
Uroj që ditë të mira të vijnë, uroj pranvera të bukura në Prishtinë me RINI❤🙏”, këto janë fjalët e këngëtarit për vajzën e tij hastret./Kosovarja/.