Siç duket martesa e ka ndryshuar goxha shumë Marina Vjollcën.
Jemi mësuar që nga moderatorja bukuroshe të presim lloj-lloj imazhesh të ndryshme madje edhe prej atyre ku shfaqej më shumë e zhveshur se sa e veshur, shkruan “Kosovarja”.
E tani zhveshjen po preferon ta praktikojë vetëm kur pozon me Getoarin, reperin kosovar me të cilin është e martuar.
Në emisionin ‘Klanifornia’ që ju besua Marinës për udhëheqje jemi mësuar ta shohim përherë elegante.
Edhe së fundmi pozon me një sako të gjatë por që nuk e mbuloi gjithë trupin e saj. E për të mos lejuar ekspozimin e tepërt Marina i mbuloi të pasmet me dorë.
A bëri mirë?/Kosovarja/