fbpx

Në kasafortën e vjedhur kishte para dhe dokumente të rëndësishme

nga Revista Kosovarja

Një vjedhje ka ndodhur në mëngjesin e sotëm në objektin e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë në Fushë-Kosovë, raporton Express

Mësohet se kasaforta e cila u vodh ka pasur para për pagesa të vogla, si dhe dokumente të rëndësishme.

“Para për pagesa të vogla, shuma minimale, dokumente të ndjeshme”, ka thënë  një burim nga AUV.

Ndërkohë, Prokuroria Themelore në Prishtinë ka nisur hetimet për vjedhjen e sotme në AUV.

Nisjen e hetimeve e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj.

“Lidhur me këtë rast, Prokuroria Themelore në Prishtinë në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, është duke i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për ndriçimin e rrethanave dhe zbardhjes së plotë të rastit në fjalë”, ka deklaruar Ulaj.

Ndërkohë, lajmin për Express e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha ka thënë se njësitë policore gjenden në vendin e ngjarjes.

“Me datë 22.10.2020 në orën 08:05 në Policinë e Kosovës është raportuar se në një objekt në Fushë Kosovë është kryer një vjedhje. Njësitet kompetente policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke kryer hetime për rastin”, ka deklaruar Hoxha

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]