Një vit pas tradhëtisë së bujshme, Khloe Kardashian dhe Tristan Thompson janë kthyer në krahët e njëri-tjetrit.
Dyshja është parë së bashku në festën surprizë të 40-vjetorit të Kim Kardashian.
Khloe dhe Tristan ishin veshur të dy me të zeza dhe u panë duke u përqafuar dhe shkëmbyer puthje.
Mesa duket Khloe ka vendosur t’i japë një mundësi tjetër babait të vajzës së saj, basketbollistit Thompson pas ndarjes së tyre.
Kujtojmë që çifti u nda në vitin 2019 pasi Tristan e tradhëtoi Khloen me shoqen e Kylie Jennerit.