fbpx

Vdes një punonjës i QKMF-së pasi ishte infektuar me koronavirus

nga Revista Kosovarja

Një punonjës i Qendrës së Mjekësisë Familjare në Prizren ka humbur jetën si pasojë e COVID-19.

Bashkim Qollopeku ishte punonjës në QKMF dhe i njëjti ishte infektuar me koronavirus.

Vdekjen e tij për lajmi.net e ka konfirmuar edhe nënkryetari i komunës së Prizrenit, Visar Shehu.

“Nga data 20.10.2020 është konfirmuar si rast pozitiv me COVID-19. Ishte i shtrirë në Spiralin Rajonal të Prizrenit dhe ka qenë i intubuar”, tha Shehu.

Gjatë ditës së sotme janë konfirmuar 186 raste të reja me COVID-19, teksa numri i përgjithshëm i të prekurve me koronavirus ka shkuar në 17 mijë e 943 raste.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]