Lideri opozitar, Albin Kurti ka konfirmuar se është infektuar me koronavirus.
Kreu i Lëzivjes Vetëvendosje përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, tha se pas simptomave që i janë shfaqur, është testuar dhe rezultoi pozitiv me Covid-19.
“Parmbrëmë kisha disa simptoma: kokëdhembje të lehtë, pak koll dhe dhembje e skuqje të syve. Dje jam testuar për COVID-19 dhe kam rezultuar pozitiv. Në dy javët në vijim do të qëndroj në vetizolim.”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë:
Të nderuar anëtarë të Lëvizjes e qytetarë të Republikës,
Parmbrëmë kisha disa simptoma: kokëdhembje të lehtë, pak koll dhe dhembje e skuqje të syve. Dje jam testuar për COVID-19 dhe kam rezultuar pozitiv. Në dy javët në vijim do të qëndroj në vetizolim.