fbpx

Këngëtari i njohur tregon për depresionin që ka përjetuar

nga Revista Kosovarja

Kohëve të fundit Justin Bieber është treguar tejet i hapur për të folur për problemet me shëndetin mendor. Së fundmi, në dokumentarin e tij të fundit në YouTube Originals, “Justin Bieber: Next Chapter” (Justin Bieber: Kapitulli i ri), këngëtari u shpreh se ka përjetuar mendime vetëvrasjeje në të kaluarën.

“Ka pasur momente kur kam pasur vërtet mendime vetëvrasjeje. Mendoja nëse do të shuhet ndonjëherë kjo dhimbje? Ishte kaq e qëndrueshme, dhimbja ishte aq e qëndrueshme.” – tha ai, transmeton lapsi. Pas publikimit të dokumentarit, Justin shkroi në Twitter se ndihet mirë dhe këto muajt e fundit e kanë ndihmuar që të rritet, të ndihet më i lumtur dhe më i shëndetshëm. “Dua t’i inkurarjoj njerëzit: Hej, nëse ndiheni të vetmuar, flisni. Thuajeni me zë të lartë. Do të liroheni. Unë duhet ta kisha shmangur këtë dhimbje.”

Ai lidhi betejat me shëndetin mendor pjesërisht me faktin që u vendos në qendër të vëmendjes në një moshë fare të vogël. “Justin Bieber: Next Chapter” ka për qëllim t’u ofrojë shikuesve dhe fansave të këngëtarit një vështrim ekskluziv për tetë muajt e fundit të jetës së Bieber në një kohë të pashembullt pasigurie shëndetësore.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]