Shefi i Grupit Paralamentar nga radhët e AAK-së, Daut Haradinaj, u shpreh se Kosova është me fat që ka aleat Amerikën.
“Një interesim i madh global se kush do të zgjidhet sonte i SHBA-së, por kosovarët kanë një arsye më shumë, dhe mendoj që këto t30 vjetët e fundit emri dhe kryefjala e suksesit tonë është SHBA”, u shpreh Haradinaj në RTK.
Haradinaj gjithashtu tha se Kosova ka një fat që me dy palët ka marrëdhënie të mira dhe se politika e jashtme e SHBA-së nuk ndryshon sa herë që ndërrojnë qeveritë.
“Ne jemi me fat që kemi aleat Amerikën dhe duhet të jemi ushtarë të saj në territorin e Ballkanit”, tha Haradinaj.