fbpx

​OBSH: Moti i ftohtë nuk ndikon në transmetimin e koronavirusit

nga Revista Kosovarja

Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se koronavirusi mund të transmetohet në të gjitha kushtet e motit dhe se nuk ka asnjë arsye për të besuar se moti i ftohtë është vdekjeprurës për virusin.

Bora dhe shiu mund ta bëjnë të vështirë transmetimin e virusit nga sipërfaqet e ndotura, por ai transmetohet kryesisht nga personi në person.

Shkencëtarët kanë frikë nga moti i ftohtë kryesisht pasi njerëzit do të kalojnë më shumë kohë në hapësira të mbyllura të përbashkëta ku lehtësohet përhapja e virusit.

Transmetimi i infeksionit është i vështirë në hapësirën e hapur, por ekspertët paralajmërojnë se pa një maskë mbrojtëse, virusi mund të transmetohet lehtësisht në këto hapësira.

Ata thonë se mbajtja e maskës dhe distanca fizike janë mënyra më e mirë për të parandaluar përhapjen e virusit.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]