Moderatorja dhe këngëtarja e njohur shqiptare, Luana Vjollca, vazhdon të jetë një nga vajzat e estradës e cila konsiderohet si më punëtorja në angazhimet e saj.
Si me emisionin e saj ashtu edhe kur realizon projekte të reja muzikore, Luana ja del mjaft mirë.
Përveç dy punëve që i kryen pa përtesë, Luana realizon edhe foto profesionale dhe shpesh herë ua zë vendin disa modeleve të Instagramit.
Së fundmi ajo ka pozuar me bluzë të zbërthyer dhe pranë postimit i ka shkruar disa fjalë.
“E preferuara juaj”, ka shkruar ndër të tjera Luana Vjollca e cila ka pranuar edhe komente të shumta.