Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Fifi ishte e ftuara e parë e emisionit të Olsi Bylykut “Roped with Olsi”. Gjatë intervistës, Fifi foli edhe për jetën e saj private dhe partnerin e saj, Xhuljon.
Ndër të tjera Fifit iu bë edhe një lojë, ku i duhej të zgjidhte mes 3 personave: Flor Mumajesi, Stresi dhe i dashuri i saj Xhuljo. “Me cilin nga këto personazhe këtu ti ke patur një romancë?”, ishte pyetja që i drejtua Fifit.
“Sipas portaleve me të 3. Me Stresin e kam sqaruar se nuk kam patur asgjë. Por, e kam shumë mik. Flori është artist dhe e kam shumë përzemër. E kam pikë të dobët artistikisht dhe shoqërisht. Ky djali që është në këtë foto është një shok i imi shumë i mirë edhe nuk kisha dashur me fol shumë, veç e luan një rol shumë të rëndësishëm në jetën time”, u përgjigj Fifi.
Kujtojmë që pak javë më parë, Fifi në “Shiko kush luan”, zbuloi se ka bërë një tatuazh për të dashurin.
“Stracciatella’ e thirri atë djalin që unë e kam qejf. Qaq shumë që e du, kam dasht me e ba tattoo”, u shpreh Fifi.