Shyhrete Behluli është këngëtarja e njohur e muzikës popullore, nga publiku e komsideruar si ëmbëlsira e estrades.
Shyhretja ka një jetë në skenë, karrierë të bujshme e me plotë hite dhe jo rastësisht ka pushtuar kaq shumë zemra, shkruan “Kosovarja”.
Në rrugë të mirë është edhe e bija e saj, vajza më e vogël e shtëpisë, Engjellusha, që është e vetmja e cila e ka trashëguar talentin e së ëmës.
Nënë e bijë po këndojnë shpesh krah njëra tjetres. E në këtë foto ato duken krejt të ngjashme, si të ishin binjake.