fbpx

Joe Biden shpallet presidenti i ri i SHBA-së

nga Revista Kosovarja

Joe Biden ka fituar Zgjedhjet Presidenciale në SHBA, kështu duke u bërë presidenti i 46-të.

Kështu thuhet sipas projeksioneve kryesore të zgjedhjeve në SHBA nga Associated Press dhe CNN.

Ai ka fituar në Pennsylvania 20 vota elektorale të shtunën për të kaluar pragun fitues prej 270 votash, për t’u bërë presidenti i ri i SHBA-së.

Ende pa përfunduar numërimi në disa shtete, Bideni ka arritur në vlerën e 284 votave elektorale, sipas AP-së. Trumpi ende është në 214.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]