Lidhja Demokratike e Kosovës mendon se është e panevojshme një tryezë e përbashkët në mes spektrit politik me qeverinë e Kosovës.
Avdullah Hoti nga LDK-ja ka thënë se nuk ka nevoje për tryeze politike me një qeveri qe i ka ditët e numëruara, dhe rrjedhimisht nuk mund te marre kurrfarë zotimesh, dhe qe dy here radhazi e shkel kushtetutën.Kjo tryezë që na ka ftuar nuk shërben për asgjë shkruan Hoti në Facebook.
Postimi i plotë:Vleresoj se nuk ka nevoje per tryeze politike me nje qeveri qe i ka ditet e numeruara, e rrjedhimisht nuk mund te marre kurrfare zotimesh, dhe qe dy here radhazi e shkel kushtetuten.
Masat per kufizim te levizjes jane marre pa u konsultuar me askend. Sa une isha ne qeveri, personalisht i pata kerkuar te mos e nenshkruante ate vendim, sepse kishim dyshime per shkelje kushtetuese. Edhe pas aktgjykimit te Gjykates Kushtetuese, ky ndermori masa ne kundershtim me ate aktgjykim si dhe masa per mbeshtetje per biznese prape pa konsultim me askend.
Ne fakt, plot vendime te qeverise imponoheshin nga ai pa asnje konsultim paraprak, duke i kthyer ministrat ne makineri votimi. Pak humor, por eshte fakt se disa here me pare kane ardhur ministrat ne takimin e qeverise e mandej iu eshte shperndare agjenda e takimit.Prandaj, edhe kjo tryeze qe ka ftuar nuk sherben per asgje. Sepse ai nuk eshte i gatshem te punoje me te tjeret, sic u pa ne 52 dite te qeverisjes me qendrimin e tij autoritar dhe vendimet arbitrare, qe quan ne nderprerjen e bashkepunimit me LDK dhe shkarkimin e tij.Tani, ne vend qe ai vete te kerkoje qe sa me pare te dorezoje detyren, pasi 82 deputete ia kane hequr besimin qe te qeverise me vendin, ai bene lloj lloj maniverzime procedurale per te qendruar ne pushtet.Prandaj, duhet te themelohet sa me pare nje Qeveri e re qe nuk e shkel kushtetuten, qe eshte profesionale, komunikuese me te gjithe, me mentalitet demokratik, qe nderton konsensus shoqeror, qe bashkepunon me bizneset, akademine, shoqerine civile dhe ne vecanti me miqte nderkombetare, per te tejkaluar krizen me pandemine dhe per te rimekembur ekonomine.