fbpx

Merkel uron Bidenin për fitore në SHBA: Do t’i bashkojmë forcat për luftimin e COVID-19

nga Revista Kosovarja

Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka uruar Joe Biden për fitoren në zgjedhjet presidenciale në SHBA.

Angela Merkel i ka ofruar urimet e saj të përzemërta presidentit amerikan të zgjedhur Joe Biden dhe nënkryetares së tij të zgjedhur Kamala Harris, duke thënë se ajo priste të punonte së bashku me ta për qëllimet e përbashkëta duke përfshirë luftimin e pandemisë, emergjencën e klimës dhe rimëkëmbjen ekonomike, raporton Reuters.

Ajo gjithashtu u zotua se Gjermania dhe Bashkimi Evropian do të marrin në të ardhmen më shumë përgjegjësi për çështjet kryesore – në veçanti të mbrojtjes – sesa kanë në të kaluarën.

Ajo nuk bëri përmendi presidentin në ikje Donald Trump në fjalën e saj, por pranoi që Biden dhe Harris ishin zgjedhur në një kohë shumë të konfliktuar.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]