fbpx

Georgina shfaqet në super formë në krahët e Ronaldos

nga Revista Kosovarja

Georgina Rodriguez gjatë ditës së djeshme (e diel) ka ngjallur reagime të shumta të fansave.

Një gjë e tillë ka ndodhur pasi ajo ndau një imazh ku shihet e lumtur në krahët e partnerit të saj, Cristiano Ronaldo, shkruan Daily Mail.

Fotografinë zeshkania e ka ndarë në rrjetin social Instagram, ndërsa mori komente të panumërta nga ndjekësit.

“Gjithçka e imja”, ka shkruar ajo në përshkrim.

Dyshja janë shfaqur të veshur në mënyrë elegante, kurse më shumë mahniti Georgina me fustanin e kuq.

Po ashtu, ajo ka vënë në pah edhe linjat e bujshme trupore, për të cilat stërvitet në mënyrë të vazhdueshme në palestër.

Vlen të përmendet se për një periudhë të shkurtër Ronaldo ka qenë në vetizolim, pasi rezultoi pozitiv me coronavirus.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]