Afërdita është kthyer prapa në kohë dhe foli për takimin e parë me bashkëshortin.
Modelja shqiptare, Afërdita Dreshaj është e martuar me hokeistin çek, Jakub Kindl.
Dyshja kohë pas kohe ndajnë momentet më të lumtura të tyre bashkë me ndjekësit, ndërsa konsiderohen si ndër çiftet më simpatike të shoubizit.
Së fundi, Afërdita iu përgjigj disa prej pyetjeve të ndjekësve, e një prej tyre e pyet se si janë takuar ajo dhe Jakub.
“Haha, ne u takuam në MonJinalu, në shtator të 2013-ës në ditëlindjen e Jehona Dreshajt”, ka shkruar ajo.
Ndryshe, Afërdita dhe Jakub pritet që së shpejti të bëhen prindër për herë të parë, modelja është në muajin e gjashtë të shtatzënisë.