fbpx

Arrestohet një person në Gjakovë pasi nuk kishte maskë

nga Revista Kosovarja

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, është raportuar për një rast në rrugën “UÇK” në Gjakovë.

Policia e Kosovës në ora 16:50 e dënoi me gjobë një person që nuk kishte vënë maskë.

I dyshuari derisa po i shqiptohej dënimi, kishte filluar të bëhej arrogant, thuhet në raportin e Policisë.

Si shkak i kësaj, zyrtarët policer ishin detyruar ta arrestonin atë. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]