Flakron Shala, djalë i deputetit, Haxhi Shala, ka reaguar përmes një shkrimi në Facebook, rreth raportimeve të tija si konsull.
Ai thotë se ndihet shumë i nderuar dhe i motivuar që si biri i një ish-ushtari të UÇK-së ka pasur mundësinë që të përfundonte studimet themelore master dhe jam në përfundim të doktoraturës në Universitetin VSE (Prague University of Economics) në Republikën Çeke.
Shala theksoi se në pozitën konsull i përgjitḧshëm i Republikës së Kosovës është emëruar sipas ligjit në fuqi me propozim të MPJ-së dhe me dekretim të presidentit të Kosovës.
“I gjithë ky proces është bazuar në CV-në time dhe përvojën pesëvjeçare në pozitën si menaxher shteti për Ballkanin dhe si anëtar në Bordin e drejtorëve në kompaninë çeke “Elanor a.s.” pëfshirë kualifikimin universitar me gradën master i ekonomisë dhe PHD- kandidat, drejtimi teoria e ekonomisë”, ka deklaruar ai.