“Beauty Sisters” tashmë është emër i njohir e mediatik për të gjithë, është salloni i bukurisë me një spektër të gjërë shërbimesh ekskluzive e profesionale që ofron nga tri motrat, Mila, Arta dhe Bea, që janë edhe imazhi i revistes “Kosovarja” për numrin aktual.
“Beauty Sisters”, që gjendet në Zvicër në një vend shumë ekskluziv afër liqenit am Bodensee, ku janë 3 Sky Toëers, tashmë është bërë pikë tejet e vizituar nga femrat që duan të shkëlqejnë.
E, salloni i motrave me origjinë nga Maqedonia, të lindura e të rritura në Graz të Austrisë, por që tani jetojnë dhe veprojnë në Zvicër, sot ka mbushur një vit.
Në adresë të “Beauty Sisters” kanë shkuar një mori urimesh për punën e sukseshme nga fusha e bukurisë, estetikes dhe kozmetikes medicinale.
Urime edhe nga stafi i revistes “Kosovarja”.