fbpx

Hashim Thaçin e mbrojnë pesë avokatë

nga Revista Kosovarja

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, do të mbrohet nga pesë avokatë në procesin gjyqësor në Gjykatën Speciale në Hagë.

Dhomat e Specializuara kanë publikuar të martën në mbrëmje dokumentin për aprovimin e avokatëve shtesë për Thaçin.Thaçi do të mbrohet nga Sophie Menegon, David Hopper, Dastid Pallaska, Samuel Blom-Cooper dhe Pierre-Richard Prosper.

Aktakuza kundër Hashim Thaçit u konfirmua më 26 tetor 2020.Ai u arrestua nga Zyra e Prokurorit të Specializuar më 5 nëntor dhe u transferua në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë në të njëjtën ditë.

Aktakuza e ngarkon Hashim Thaçit me akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit sipas të drejtës ndërkombëtare.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]