Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka njoftuar se sot janë takuar me kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti. Zemaj tha se me të janë dakorduar për vendimet e festave të fundvitit, që kanë të bëjnë me COVID-19.
Paraditen e sotme ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj është takuar me kryeministrin Avdullah Hoti.
Zemaj thotë se në këtë takim u analizua situata epidemiologjike në vend sa i përket COVID-19 e ku u dakorduan edhe për vendimet për festat e fundvitit.
Në këtë takim ku të pranishëm ishin edhe Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi si dhe ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica.
“Me kryeministrin, z. Avdullah Hoti, kolegët ministra, Policinë e Kosovës, dhe Inspektoratet, gjatë takimit të sotëm, analizuam situatën epidemiologjike në vend sa i përket COVID-19 dhe u dakorduam për vendimet për festat e fundvitit. Duke i falënderuar të gjithë për punën dhe angazhimin e pareshtur gjatë gjithë kohës, është më se e domosdoshme që ky bashkëpunime dhe bashkërendim i veprimeve të vazhdojë edhe më tej dhe secili në përgjegjësinë e vet t’i zbatoj detyrat me rigorozitet”, ka shkruar Zemaj.
Më poshtë postimi i plotë i tij.