Këngëtari i njohur kosovar Albatrit Muqiqi është ndër këngëtarët më të njohur kosovar, ku edhe prindërit e tij Merita Spahiu dhe Nysret Muqiqi janë poashtu mjaft të suksesshëm në muzikë.
Albatriti është i martuar dhe ka 3 fëmijë. Ai bën jetë luksoze, ku kjo gjë vërehet më së miri nga imazhet që poston vazhdimisht.
Në këtë kohë pandemie, kur të gjithë janë të izoluar ai i ka bërë një dhuratë vetës.
Albatriti ka blerë një biçikletë të firmës “Betley”, të cilën e ndau me ndjekësit e tij në Instagram.
“Betley e re”, ka shkruar këngëtari, teksa e ndau edhe një fotografi të saj.