fbpx

Angela e thotë troç : Burri im merret me larjen e rrobave

nga Revista Kosovarja

Mediet gjermane së fundi kanë shkruar për një intervistë te kancelares Angela Merkel, e cila ka zbuluar pak nga jeta e saj private.

E njohur si një ndër politikanet që nuk ekspozon jetën private, duke qenë shumë e panjohur edhe për mediet, ajo në një intervistë është pyetur se çfarë lloji të lavatrices ka në shtëpi, ku ajo është përgjigjur shumë hapur, se nuk e di.

“Të them të drejtën, burri im merret me atë çështje, ai merret me lavatricen”, është përgjigjur Merkel.

Jeta e Angela Merkel dhe burrit të saj Joachim Sauer është e panjohur, pak detaje që dihen për kancelaren është se asaj i pëlqen supa me patate, madje thuhet se vet e gatuan atë lloj supe, dhe se patatet mbillen rregullisht në kopsht, thuhet në një artikull të Bild.

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]