Që të dy kanë treguar se janë persona shumë empatik dhe që bëjnë shumë për të tjerët, shkruan “Kosovarja”.
Capital T së fundi është kthyer plotësisht në qendër të vëmendjes për shkak të disa deklaratave në lidhje me kolegët e tij reper.
Përveç nga profesioni i tij si reper, vëmendje të madhe merr edhe për nga ana humane duke u dalë në ndihmë shumë personave me nevojë.
Së fundmi ishte reperi i cili vizitojë humanistin Halil Kastrati në selinë e re të organizatës bamirëse “Jetimat e Ballkanit”.
Halili duke publikuar një imazh bashkë më të shkroi: “Sot e prita në selinë tonë të re, mikun tim dhe donatorin e hershëm të shoqatës, këngëtarin Capital T. E falënderova për përkrahjen e vazhdueshme, dhe biseduam për javën e rëndësishme që na pret me hapjen e Shtëpisë së të Moshuarve. Faleminderit, Trim”.
View this post on Instagram
“Se shpejti perurohet Shtepia e te moshuarve @jetimat.e.ballkanit shume krenar me kete projekt dhe i lumtur ta kemi nje prej projekteve nder me te mira ne ballkan e me gjere” shkroi reperi në llogarinë e tij në Instagram ku shumë fansa miq e dashamirë komentuan duke e përgëzuar për iniciativën e tij./Kosovarja/
View this post on Instagram