fbpx

Vdes në QKUK, punëtori që ra nga lartësia në Prishtinë

nga Revista Kosovarja

Ka ndërruar jetë në QKUK, një 40 vjeçar pasi që i njëjti përderisa ishte duke rregulluar ndriçimin në një skenë teatrale, ka rënë nga një lartësi prej afro gjashtë metrash.

Fillimisht ai ishte dërguar në Qendrën Klinike dhe Universitare.

Këtë e ka konfirmuar për Express, Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës.

“Rreth orës 14:20 është marrë informata se një person, mashkull, rreth 40 vjeç, deri sa ka qenë duke rregulluar ndriçimin në një skenë teatrale ka rënë nga një lartësi prej 5- 6 metrash. Për pasojë i njëjti ka pësuar lëndime trupore dhe nga ekipi i mjekëve emergjent është dërguar në QKUK për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimin e rrethanave që karakterizojnë rastin. Nga QKUK bëhet me dije se i lënduari ka ndërruar jetë nga lëndimet e marra”, ka thënë ajo.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]