Deputetja e Kuvendit Komunal të qytetit të Gjakovës, Valentina Alijaj, në mbledhjen e radhës së asamblesë, ka mbajtur një fjalim domethënës.
Alijaj, që vjen nga radhët e “Nismes”, njihet për ngritjen e çështjeve me rëndësi dhe idetë mjaftë vizionare.
Këtë herë, ajo është ndalur tek dy çështje me rëndësi. E para kishte të bënte me shprendarjen e subvencioneve nga komuna dhe lënjën jashtë të disa bizneseve dhe çështja tjetër e ngritur nga deputetja kishte të bënte me sigurimin e një objekti për shoqatën e të verbërve në komunën e Gjakovës, shkruan “Kosovarja”.
Ky është fjalimi i plotë i saj në lidhje me këtë çështje, mbajtur në Kuvendin Komunal të Gjakovës.
“I nderuar kryetar, pak ditë më parë u bë shpërndarja e subvencioneve për bizneset e komunës sonë dhe tashmë siq jemi të njoftuar shumë prej tyre janë lënë jashtë, mendoj që është shumë më mirë të ulet vlera e mbështetjes dhe të bëhet përfshirja e të gjitha bizneseve andaj bëj apel që të mbështetën të gjitha bizneset e refuzuara në aq mundësi sa kemi sa më parë që të jetë e mundur sepse edhe këto biznese janë taksapagues të kësaj komune.
Gjithashtu, Alijaj ngriti edhe shqetësimin e Shoqatës së të Verbërve, duke iu drejtuar personalisht kryetarit të komunës por edhe Drejtoris së Shëndetësis dhe Mirëqenies Sociale tashmë e disa herë për të iu dalë në ndihmë duke ju ofruar një objekt qendrimi që do t’i zhvillojnë aktivitetet ditore në mbi 400-në të verbër të komunës tonë, pasi që objekti ku janë momentalisht është pranë shembjes e që vetëm pjesa pbrapa dhe kulmi i çatisë është shtrembëruar pothuajse i tëri dhe i cili më shumë se kurrë po rrezikon jetën e tyre gjatë trajtimit të përditshëm brenda tij. “Duke pasur parasysh që jemi edhe në stinen e dimrit dhe acari vështirëson gjendjen edhe më shumë. Pala në fjalë bëjnë të ditur që ju është premtuar objekti i QKMF-së afër shkollës “Emin Duraku”, andaj shoqata e të verbërve do të donin të dinin se deri ku është shqyrtuar kërkesa e tyre, me shpresë që nevoja urgjente e tyre të gjej zbatim sa me parë”, ka thënë në fjalimin e saj asambleistja e komunës së Gjakovës, Valentina Alijaj.