Dy persona të moshës 16-vjeçare janë arrestuar mbrëmë rreth orës 19:00 në Prishtinë, pasi dyshohet se kryen grabitje në fillim të këtij muaji.
Policia bën të ditur se bëhet fjalë për dy raste të ndara të grabitjeve që kanë ndodhur më 2 dhe 6 dhjetor, në Lagjen e Spitalit, ku dy femrave iu janë grabitur me forcë çantat e krahut.
Personat e arrestuar kanë inicialet E.B dhe E.B, të dy të moshës 16-vjeçare dhe shtetas të Republikës së Kosovës. /Reporteri/