Cikli menstrual (perioda) është ndryshimi i rregullt natyror që ndodh në sistemin riprodhues femëror që e bëjnë shtatzëninë të mundshme.
Në vitet midis pubertetit (mosha 11 deri 14 vjeç) dhe menopauzës (rreth moshës 51 vjeçare), trupi juaj përgatitet vetë për shtatzëninë, transmeton “Kosovarja”.
Koha ndërmjet periudhave (nga dita e fundit deri dita e parë) zakonisht ka një diferencë prej 28 ditësh, me gjakderdhje e cila zakonisht zgjat nga 2 deri në 7 ditë.
Atëherë, pse femrave i’u shfaqen periudhat?
Çdo muaj, trupi juaj përgatitet për shtatzëninë. Vezët e një gruaje qëndrojnë në vezore. Çdo muaj largohet një vezë e pjekur nga vezoret. Kjo do të thotë ovulacion.
Një prej gypave të falopit transporton vezët në mitër. Mitra e gruas parapërgatitet çdo muaj për një shtatzëni: Membrana mukozë e mitrës bëhet e trashë. Membrana mukozë shërben si fole për vezën (fekondimi).
Nëse veza nuk fekondohet, gruaja nuk mbetet shtatzënë. Membrana mukozë dhe gjaku rrjedhin nga mitra në vaginë dhe jashtë trupit. Kjo quhet cikël menstrual (menstruacion).
Gjaku i ciklit menstrual mund të mblidhet me mjete të ndryshme. Këtu bëjnë pjesë peceta higjienike, tamponë, sfungjerë të vegjël menstruacioni ose kupa menstruacioni./Kosovarja/